Basha: Berisha e ka kaluar vijën e kuqe, së bashku me Ramën po pengojnë punën e PD

Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas daljes nga prokuroria ku u thirr për të dëshmuar për 8 janarit, tha se ish-kryeministri Sali Berisha e ka kaluar prej kohësh vijën e kuqe.

Lulzim Basha: Vija e kuqe është kaluar prej kohësh. Instrumenti i vetëm për ndryshim ishte 25 prilli dhe është kaluar prej kohësh. Ndaj ne duam një orë më parë duam të kthehemi në betejën që kemi nisur për t’i rikthyer Shqipërisë legjitimitetin dhe demokracinë.

I pyetur për akuzat e Berishës se Basha po bashkëpunon me Ramën, Basha është përgjigjur se është një gënjeshtër, ndërsa shton se dyshja Rama- Berisha po ndihmojnë njëri-tjetrin dhe po pengojnë PD të bëjë punën e saj.

Lulzim Basha: Është një akuzë shtesë dhe një gënjeshtër shtesë në dhjetëra që janë hedhur. Kjo i shërben Berishës dhe Edi Ramës. Ata po ndihmojnë njeri-tjetrin në këtë situatë, dhe PD po pengohet të bëjë punën e vet. Sa më pak që të merremi me të shkuarën që përfaqëson Berisha dhe Rama, pasi kemi të gjitha mundësitë për të ndërtuar këtë vend. Në këtë aleancë ne nuk do të jemi as arrogantë dhe as mospërfillës, por të hapur për çdo reflektim, për çdo pasurim të axhendës sonë politike,  në mënyrë që pakica absolute që ka marrë peng Shqipërinë të mos vazhdojë të sundojë.

I pyetur se si është ndjerë në Prokurori, Basha tha se janë orë të çuara dëm, pasi sipas tij ai duhet të ishte aty për të denoncuar aferat e qeverisjes Rama.

Lulzim Basha: Si mund të ndjehem kur duhet të isha këtu për të dëshmuar apo për të shtyrë përpara axgendën e korrupsionit të Edi Ramës.

Basha ka ‘sulmuar’ dhe Berishën duke thënë se nuk e kupton se si mund të ndihet mirë, teksa ka hedhur akuza të forta duke u shprehur se Berisha çoi në protestë demokratët për t’u vrarë.

Lulzim Basha: Si mund të ndihesh mirë pasi ke sulmuar atë që e konsideruar shtëpinë tënde, pasi i ke demorkatët çuar për t’u vrarë. Këto orë të mia dhe demokratëve, nuk janë orë të shpenzuara në interesin publik, janë një kurth i ngritur në bashkëpunim nga aktorët e tranzicionit. Basha e Rama në mendjen time janë e shkuar. PD ka për detyrë të shtrojë zgjidhjen dhe ta bëjë realitet një orë e më parë.