Çarls, edhe princ edhe piktor/ Trashëgimtari i Mbretërisë së Bashkuar, ekspozitë me 79 peizazhe (foto)
Trashëgimtari i fronit britanik , i njohur si i apasionuar pas pikturës, ka hapur në Londër një ekspozitë personale më 79 punë të tij.
E konsideruar një nga ekspozitat më të mëdha të akuarelit, veprat përshkruajnë natyrën e fshatrave franceze, malësitë skoceze dhe Tanzaninë, që është një nga vendet e preferuara të princit Çarls për të pikturuar.

Duke folur për pikturën, princi është shprehur se ajo "e transporton në një dimension tjetër" dhe është "një nga ushtrimet më relaksuese dhe terapeutike që ai njeh”.
"Unë nuk kam asnjë iluzion që skicat e mia përfaqësojnë art të madh ose një talent në zhvillim! Ato përfaqësojnë, më shumë se çdo gjë tjetër, formën time të veçantë të të pasqyruarit të një 'albumi fotografik' dhe, si i tillë, ka një rëndësi të madhe për mua."

Ashtu si stër-stërgjyshja e tij, Mbretëresha Victoria I, princi pikturon në teknikën e akuarelit sa herë që e lejon orari i tij. Ai përshkruan rregullisht pronat e familjes mbretërore, duke përfshirë Kalanë Balmoral dhe Shtëpinë Sandringham, dhe gjithashtu ka një linjë të bojërave të ujit që tregtohen në Turqi, Nepal dhe Alpet Zvicerane.

Në 1994, Royal Mail i Britanisë paraqiti pikturat e Çarls në një seri pullash postare që shënuan 25 vjet nga ceremonia që e njohu zyrtarisht atë si Princin e Uellsit. Galeria Kombëtare e Australisë ekspozoi gjithashtu disa nga veprat e tij në vitin 2018 për të shënuar ditëlindjen e tij të 70-të./Otra News/
