Video shokuese/ Shkoi të mbulonte me pallto të pastrehun që flinte në trotuar, qytetarit i ndodh e papritura
Një 59-vjeçar e pagoi shtrenjtë veprën e tij të mirë ndaj një të pastrehu në rrugë, pasi ky i fundit jo vetëm që nuk e falënderoi, por i grabiti portofolin dhe e sulmoi me grushte.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në lagjen qendrore të Nju Jorkut në SHBA, kur 59-vjeçari iu afrua një të pastrehu që flinte në trotuar për t'i ofruar pallton e tij për ta mbrojtur nga i ftohti.
Por, brenda pak sekondash, burri bujar “pagoi” veprën e tij të mirë duke u sulmuar nga i pastrehu, i cili e grabiti dhe u largua.
Në videon e publikuar nga New York Post, duket burri duke iu afruar 25-vjeçarit Xavier Israel, i cili është shtrirë në trotuar dhe duket se fle.
Pak çaste pasi 59-vjeçari e mbulon me pallton e tij, i pastrehu çohet dhe hedh në tokë njeriun që u përpoq ta ndihmonte.
Me lëvizje të shpejta, i rrëmben portofolin nga xhepi i pasmë i pantallonave.
59-vjeçari, i habitur nga ajo që ka ndodhur, përpiqet t'i marrë portofolin, por autori e godet me grushte dhe e hedh sërish në tokë.
Edhe pse u arratis nga vendngjarja autori u arrestua pak më vonë nga autoritetet policore.
