Politika lufton me shkencën
Presidenti i Brazili, Jair Bolsonaro minimizoi variantin e ri të koronavirusit, Omikron ndërsa vendi ka pësuar një goditje të rëndë nga virusi.
Bolsonaro përjashtoi mundësinë për të vendosur masa të reja për përballimin e situatës, duke shtuar se imuniteti i tufës është më efikas se kufizimet.
Presidenti Bolsonaro tha se ardhja e variantit Omicron nuk përbënte kërcënim për vendin.
Bolsonaro: Omicron nuk ka vrarë askënd, personi që vdiq, kishte probleme serioze, veçanërisht me mushkëritë.
Deklaratat e Bolsonaro, vijnë pasi Brazili regjistroi viktimën e parë nga varianti Omikron.
Presidenti konservator tha se nuk shihte probleme me ardhjen e omikronit në vend dhe se ai mund të sillte fundin e pandemisë.
nga kompanitë farmaceutike, Omicron është i mirëpritur këtu dhe mund të sinjalizojë fundin e pandemisë.
Menjëherë pas komenteve të Bolsonaro, reagoi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Zyrtari i OBSH-së, Michael Ryan deklaroi se askush s’mund të mirëpresë një virus që vret njerëz, duke shtuar se ka shumë të shtruar nëpër spitale nga omikron.
Michael Ryan: Nuk është koha për të thënë se ky variant është i mirëpritur, asnjë virus që vret njerëz nuk është i mirëpritur. Omicron mund të jetë më pak i rëndë, por kjo nuk do të thotë se është virus i lehtë. Shumë njerëz në mbarë botën që janë shtruar nëpër spitale e dinë tashmë që omikron shkakton sëmundje të rënda.
Brazili ka regjistruar mbi 22 milionë raste dhe 620 mijë viktima si pasojë e Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.


