Tronditëse, fizioterapisti dhunon 10-vjeçarin me aftësi të kufizuara (Video)

Një video tronditëse është publikuar në rrjetet sociale, ku një fizioterapist në Greqi në moshën 27-vjeçare, ka ushtruar dhunë ndaj një 10-vjeçari me aftësi të kufizuara.

Siç shihet në videon e  publikuar, fizioterapisti godet me shkelma dhe grushte të miturin, ndërkohë që momentin që ka ndodhur ngjarja të pranishëm kanë qenë edhe fëmijë të tjerë.

Fëmija përpiqet të shpëtojë nga duart e tij por që nuk ia ka dalë. Fizioterapisti i mban kokën me forcë dhe më pas e godet.

 “Nuk do ta harroj kurrë në jetën time. U trondita”, tha drejtoresha e qendrës kur pa videon.

 Rrahja e 10-vjeçarit është e papritur, veprim i cili ka ngritur reagime të shumta në vend.

Shikoni videon