“Shihni, ata kanë krahë!”, Banorët pretendojnë se kanë parë 2 Engjëj gjatë pagëzimit në lumë (video)

Anëtarët e një Kishe ungjillore në Honduras publikuan një video e cila ka ngjallur reagime pasi sipas interpretimit të tyre, dëshmon për shfaqjen e dy engjëjve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pagëzimit të një personi në lumin Telica në Juticalpa, Olancho.

Sipas El Tiempo de Honduras, momenti “i mrekullueshëm” ka ndodhur të dielën e kaluar, më 9 janar. Një nga anëtarët e Kishës regjistroi gjithçka.

Në këtë video vërehet se si shfaqen dy drita mbi personat që kryejnë pagëzimin, diçka që për spektatorët dukej si “dy krahë”.

“Ah, shiko, ata kanë krahë”, thotë një nga gratë që po këndonte lavde.

Pasi personi zhytet në lumin Telicë, dy dritat fillojnë të marrin një formë tjetër. Ata lëvizin pak mbi kokat e burrave në ujë.

Shumë njerëz kanë pohuar se është e gjitha një efekt i dritës me ujin, por për të tjerët është një "mrekulli".