Shqiptari kapet në Francë me 17 kg kanabis, ngre supet në gjykatë pasi nuk di frëngjisht
Me një ngritje supet të përsëritur disa herë gjatë seancës, para gjyqtarëve të gjykatës së Senlisit, është përgjigjur Antonio H. pasi u njoh me akuzën e trafikut të drogës.
Gjyqtarë nuk kishin të lehtë të komunikojnë me shqiptarin 34-vjeçar i cili nuk flet frëngjisht.
Pavarësisht prezencës së një përkthyesi, seanca pothuajse ishte e njëanshme, pasi i akuzuari kishte të vështirë të zbatonte udhëzimet e gjykatësit.
Ai akuzohet për import, transport dhe posedim të 17 kg kanabis bimor. Ai u dënua me 8 muaj burg, dhe me ndalim udhëtim në tokën franceze për dhjetë vjet si dhe një gjobë doganore prej 28 mijë eurosh.
Një shumë më e ulët se ajo që kishte kërkuar prokurori, rreth 85 mijë euro, pra përllogaritja e çmimit të rishitjes së malit të gjetur. Droga ishte fshehur në tapiceri të makinës.
Ishte e hëna e kaluar, ku rreth orës 11:00, kur shqiptari nga Tirana, u pikas nga dogana e Nogent-sur-Oise, në autostradën A1, në drejtimin Paris-Lille.
Në pjesët anësore të bagazhit, por edhe në parakolp, të automjetit Volkswagen Passat doganierët zbuluan 25 pako kanabis bimor, konkretisht 17 778 gramë.
Antonio H. thjesht shpjegoi se kishte mbërritur nga Spanja, ku dy persona dyshohet se e akuzuan atë për transportimin e mallit në Belgjikë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Duke refuzuar të japë emra, ai siguron se për këtë detyrë duhet të paguhej 2500 euro.
Ai pretendon se ka vështirësi në gjetjen e punës dhe se është e vështirë për t'i rezistuar një trafiku të tillë, pavarësisht një precedenti të pastër penal.

