Pediatri e re me shqetësime të vjetra, qytetarët ankohen për radhët dhe pritjet e gjata
Pediatria e re e inauguruar vetëm pak ditë më parë nga kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu duket se po përballet me probleme të vjetra, e radhët e gjatë të pacientëve.
Nga disa minuta deri në disa orë thonë prindërit, se kanë pritur në radhë për të marr shërbimin te Urgjenca e Pediatrisë në QSUT.
"3 orë pritje."
"Shumë radhë, mbi një orë në pritje. Nuk e kuptoj pse."
"Jam i 70".
"Shumë njerëz në radhë."
Fillimisht janë janë paraqitur te mjeku i familjes, e më pas kanë bërë ecejake mes bluzave të bardha.
"Sorollatje, pret fëmija 8 muajsh?"
Veç lodhjes nga pritja shqetësim mbeten edhe grumbullimet dhe rreziku i përhapjes së koronavirusit apo, viruseve të tjera.
Fluksi i urgjencave në këtë periudhë ka qenë i lartë, por pikun më së shumti e arrin në fundjavë.
Në 24 orë gjatë ditëve të javës paraqiten rreth 260 pacientë të vegjël, ndërsa në fundjavë ky numër shkon afërsisht në 300.
Kryesisht këta pacientë shfaqin temperaturë dhe dhimbje koke.
