Dy persona të gjakosur në kokë në oborrin e selisë PD, Berisha thirrje Bashës: Hiq dorë nga dhuna

Dy protestues demokratë janë plagosur në kokë dhe janë gjakosur. Berisha tha se janë goditur me gur ose mjet të fortë.

Berisha: Po e çojnë në spital. Akti kriminal i Lulzim Bravës. Ruani gjakftohtësinë. Kjo është fytyra kriminale e Lulzim Pengut, fytyra e vërtetë kriminale, ne jemi lëvizje paqësore. Maska nga zyra e Lulzim Bashës kanë gjuajtur me gurë protestuesin paqësor. Lulzim hiq dorë nga dhuna!

"O popull e kemi luftuar komunizmin. O popull shqiptar largojeni komunizmin nga Shqipëria. Unë nuk e dua komunizmin," tha protestuesi i cili u plagos.