Berisha: Po hidhet gaz lotsjellës, Lulzim Pengu Basha po hedh gazin e Edi Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha nga oborri i PD-së tha se është hedhur gaz ndaj protestuesve të thirrur nga ai ditën e sotme.
Sipas Berishës, gazi është i Edi Ramës, pavarësisht se kush e hedh dhe se Basha po e hedh atë kundrejt demokratëve që duan të marrin shtëpinë e tyre.
Berisha: Mercenarët kanë hedhur gaz ndaj protestuesve paqësorë në një akt kriminal. Natyrisht gazi është i Edi Ramës, pavarësisht se kush e hedh. Hodhën gaz aty. Kjo është një protestë paqësore. Protestuesit po hapin dyert e shtëpisë së tyre. Përgjegjësi do të mbajnë ata që i krijojnë incidentet. Po hidhet gaza ndaj protestuesve sikur të jetë repart ushtarak. Lulzim Pengu po hedh gaz ndaj protestuesve paqësorë që duan që shtëpia e tyre bunker të shndërrohet në shtëpinë e lirisë.

