Protesta e Berishës, policia devijon trafikun e rrugëve përreth selisë së PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 12:00
Ndërsa ka filluar protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në oborrin e Partisë Demokratike, policia ka bllokuar kalin në disa rrugë të Tiranës
Kështu, policia bën me dije se për shkak të protestës që po zhvillohet, do devijohet trafikun dhe do të bllokojë disa segmente rrugore.
Konkretisht segmentet rrugore që tashmë janë të bllokuara janë si më poshtë:
- Rruga nga Toptani deri te Parlamenti
- Rruga "George W. Bush"
- Bulevardi Zhan D'Ark
Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore.

