E rëndë/ Nëna akuzohet se shiti të bijën 5-vjeçare si skllave seksi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2022, 16:59
Një grua në Amerikë akuzohet se ka shitur të bijën e saj 5-vjeçare, si skllave seksi, përpara se vogëlushja të gjendej e pajetë në një shtëpi në Alabama.
Detajet rrëqethëse vijnë tre javë pas vdekjes së 5-vjeçares, ku nëna e saj, 35-vjeçarja Kristy Siple, e përlotur njoftonte para kamerave zhdukjen e të bijës.
Trupi i pajetë i vajzës u gjet në një shtëpi të braktisur në Alabama, shkruajnë mediet e huaja.
Sipas hetimeve nëna ka rënë dakord që një 37-vjeçar të kryente marrëdhënie seksuale dhe akte çnjerëzore me të bijën 5-vjeçare, kundrejt pagesës.
Kristy Siple/Hoskins charged with felony murder in the death of Kamarie Holland.
— Rose (@901Lulu) December 29, 2021
Her own mother is a monster. ????
Press conference tomorrow morning. pic.twitter.com/64EieoUfmk

