Rekord Guinness/ Gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen e 119-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2022, 16:24
Njeriu më i vjetër në botë festoi ditëlindjen e 119-të në Japoni.
Bëhet fjalë për japonezen, Deal Tanaka, e cila shprehet e vendosur të mbajë rekordin e njeriut më të vjetër në botë, edhe për këtë vit.
Vitet e fundit 119 vjeçarja jeton në një azil të moshuarish në një krahinën e Fukuoka, Japoni.
Libri i Rekordeve Guinness e njohu Tanakën si personin më të vjetër në botë në mars të 2019, kur ishte 116 vjeçe.
E lindur në vitin 1903, Tanaka jetoi mbretërinë e pesë perandorëve.
Familjarët e 119-vjeçares i thanë agjencisë "Kyodo" se synimi i radhës është që ajo të arrijë 120 vjetorin e lindjes.

