Shpallet fajtore ‘mikja’ e pedofilit, akuzohet si bashkëpunëtorë në skemën e rekrutimit të të miturve
Një gjykatë në Nju Jork ka shpallur fajtore ish të dashurën e pedofilit Xhefri Epshtein, si bashkëpunëtore e tij në skemën e rekrutimit të të miturave për t’i abuzuar seksualisht nga personalitete të nivelit të lartë në SHBA e vende të tjera, mes të cilëve përmendet edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.
Ish e dashura e Jefrey Epstein, Ghislaine Maxwell u shpall fajtore nga një gjykatë në Nju Jork për rekrutim të të miturave për abuzim seksual.
Maxwell do të kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave pasi u shpall fajtore për 5 nga 6 akuzat me të cilat përballej, duke përfshirë akuzën më të rëndë, atë të trafikut të të miturve.
Prokurori shtetëror i SHBA-ve, Damian Williams e mirëpriti vendimin, duke shtuar se Maxwell u shpall fajtore për krimet më të këqija që mund të imagjinohej.
Dy nga viktimat e Jefrey Epstein thanë se ishin 14 vjeç kur Maxwell filloi t'i joshte që ato të masazhonin financierin e më pas të përfundonin duke kryer aktivitet seksual.
Ato thanë se Maxwell dhe Epstein i paguanin deri në 300 dollarë për çdo akt seksual.
Xhefri Epstein, 66 vjeç i akuzuar për pedofili, dyshohet se u vetëvra në burg në 2019, ndërsa priste gjykimin për aktet seksuale.
Në vitin 2019, dolën në pah edhe një sërë skandalesh që përfshinin edhe ish-presidentin Bill Clinton si të përfshirë në skandalin e aktivitetit seksual me të mitur.
Një pilot që kryente fluturime nga vende të ndryshme drejt ishullit të Epstein, US Virgin Island tha se ish-presidenti Clinton kishte qenë pasagjeri i tij disa herë me radhë në vitet 2000.
Virginia Giuffre, një prej viktimave të Epstein, ka deklaruar se 66-vjeçari pedofil e kishte rekrutuar kur ka qenë e mitur për të kryer akte seksuale me personalitete të fuqishëm në SHBA dhe jo vetëm, ku mes tyre ajo përmend princin e Britanisë Andrew.
Ajo shkroi në Twitter se drejtësia po vihej në vend pas gjyqit të Maxwell.
Giuffre: Shpirti im kërkoi drejtësi për vite me radhë dhe sot gjykata ma dha këtë. Do ta kujtoj gjithmonë këtë ditë.
Gjyqi ndaj Maxwell është një nga më të ndjekurit për shkak të tematikës tepër shqetësuese të pedofilisë dhe trafikut të të miturve.

