Sulm me bombë në restorantin ku po festoheshin Krishtlindjet, humbin jetën 6 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2021, 17:30
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur gjatë një sulmi me bombë në një restorant të mbushur me njerëz në qytetin lindor të Benit në Afrikë.
BBC raporton se restoranti ishte plot me njerëz, të cilët po festonin Krishlindjen, ndërsa një person hodhi veten në erë.
Si pasojë ai ka mbetur i vdekur, ndërkohë që kanë humbur jetën edhe 5 persona të tjerë. Po ashtu si pasojë e sulmit edhe 13 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mëësohet se zyrtarët fajësuan për sulmin e së shtunës Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup militant që thuhet se është i lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS).
Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Javët e fundit ka pasur përplasje të shpeshta në Beni mes ushtrisë dhe islamistëve

