Më në fund/ Pas 100 ditësh makthi "shuhet" zyrtarisht vullkani në Spanjë
Pas 100 ditësh makthi shkencëtarët shpallën zyrtarisht fundin e shpërthimit të vullkanit La Palma, sot, 25 dhjetor.
Pas shpërthimit të tij më 19 shtator, vullkani u qetësua më 13 dhjetor, por autoritetet, që të mos u jepnin shpresa të rreme banorëve, pritën ditën e Krishtlindjes për të shpallur shuarjen e vullkanit.
"Ajo që dua të them sot mund të thuhet me tre fjalë: shpërthimi ka mbaruar," tha shefi i sigurisë në Ishujt Kanarie, Julio Pereth në një konferencë shtypi.
Gjatë shpërthimit, llava "gëlltiti" shtëpi, kisha dhe plantacione bananesh që përbëjnë gjysmën e ekonomisë së ishullit. Megjithatë, nuk u shënua asnjë viktimë nga vullkani.
Maria Jose Blanco, drejtore e Institutit Kombëtar Gjeografik të Kanarie, tha se të gjitha indikacionet tregojnë se vullkani është çaktivizuar.
Megjithatë, ai nuk përjashtoi aktivizimin e tij në të ardhmen.
Rreth 3,000 shtëpi u shkatërruan nga llava që tani mbulon një sipërfaqe prej 12,190,000 metrash katrorë, sipas raportit përfundimtar.
Nga 7000 njerëz që kanë ikur nga shtëpitë e tyre, shumica janë kthyer , por shumë banesa mbeten të pabanuara.
