‘Forca Brandon’ Amerikani tallet me presidentin Biden gjatë Krishtlindjes

Një situatë e pakëndshme është regjistruar gjatë komunikimit të presidentit Biden dhe bashkëshortes e tij Jill me disa familje amerikane gjatë Krishtlindjes. Një telefonues i ka thënë 78-vjeçarit ‘Forca Brendon’, një shprehje anti-Biden që përdoret nga konservatorët.

Joe Biden dhe bashkëshortja e tij po telefonin disa familje amerikane gjatë Krishtlindjes, ku një telefonues është tallur me 78-vjeçarin, duke shkaktuar një situatë të pakëndshme, të cilën presidenti u mundua ta kalonte me sportivitet.

Një amerikan ka mundur të lidhet me presidentin Biden dhe bashkëshorten e tij, Jill dhe i uroi për Krishtlindje, por e papritura ndodhi në fund të bisedës.

Biden e uroi për Krishtlindjen.

Biden: Të uroj një Krishtlindje të mrekullueshme.

Edhe telefonuesi e uroi por në fund e vuri në siklet presidentin.

Telefonuesi: Po, edhe unë ju uroj një krishtlindje të mahnitshme dhe ‘Forca Brendon’

Biden iu përgjigj dhe u mundua ta largonte vëmendjen nga ky term.

Biden: Po, forca Brendon jam dakord.  Me që ra fjala jeni nga Orgean?

Let’s go Brendon ose forca Brendon u përdor për herë të parë një garë makinash në 2 tetor.

Gazetarja e medies NBC, Kelli Stavast po intervistonte fituesin e garës ‘Brandon Brown’, ndërsa turma po bënte një thirrje anti-Joe Biden.

Gazetarja u mundua që ta hiqte vëmendjen nga të sharat kundër presidentit Biden dhe tha ‘ata po thërrasin Let’s go Brandon, ose forca Brandon’.

Ky term u përdor nga të gjithë mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump dhe përdoret në çdo aktivitet me prani të madhe njerëzish duke shprehur edhe pakënaqësinë ndaj presidentit Biden.

Shumë shpejt kjo shprehje u bë e njohur nëpër medie kryesisht të djathta, e madje u bë edhe këngë e cila kapi shifra të larta shikueshmëria në vetëm disa orë.