Omicron, versioni "i padukshëm" që nuk zbulohet në testet PCR

Sipas një raporti të "Guardian", shkencëtarët kanë identifikuar një version "të fshehtë" ose "të padukshëm" të mutacionit Omicron , i cili nuk mund të dallohet nga variantet e tjera në testet molekulare (testi PCR).

"Omicroni i  padukshëm", i cili ka shumë mutacione të përbashkëta me mutacionin tipik Omicron mund të identifikohet nga testimi gjenetik, por jo nga testet PCR.

Shkencëtarët thonë se është shumë herët për të ditur nëse versioni i ri i Omicron do të përhapet në të njëjtën mënyrë me Omicronin "tradicional".

"Omicron i padukshëm" u identifikua për herë të parë në gjenet e virusit që janë dorëzuar ditët e fundit nga Afrika e Jugut , Australia dhe Kanadaja, por ka mundësi që ai tashmë të jetë përhapur më gjerësisht.

Se si doli ky version i ri "i padukshëm", për momentin nuk dihet.