Habit deputeti/ Pozon me familjen para pemës së Krishtlindjeve me armë në duar

Fotoja e deputetit amerikan bashkë me familjen, para pemës së Krishtlindjeve, me armë në duar ka shkaktuar reagime të ashpra në mediet sociale në SHBA.

"Gëzuar Krishtlindjet! PS: Babagjyshi i Vitit të Ri të sjellë municione”, ka shkruar krahas fotos në Twitter, deputeti, Thomas Massey.

Ndërkohë SHBA shpallën 30 nëntorin ditë zie kombëtare, për viktimat nga një sulm i  armatosur në një shkollë të mesme në Michigan (në veri) gjatë së cilës një adoleshent vrau katër nxënës, një tragjedi e përsëritur në një vend ku dhuna me armë është përshkruar si një "epidemi" nga presidenti Biden.

Në të njëjtën kohë, fotografia familjare e Thomas Massey bëri bujë, me deputetët dhe prindërit e personave të armatosur që akuzuan republikanin për  dhënie të mesazheve të gabuara për shoqërinë, duke e cilësuar foton skandaloze.