Gjiganti mediatik e përzuri nga puna, gazetari: Nuk dua të përfundojë kështu koha ime në CNN

Gjiganti mediatik, CNN ka pezulluar nga puna prezantuesin e njohur të lajmeve, Chris Cuomo, për arsye se akuzohet se ka përdorur pozicionin e tij për të ndihmuar të vëllanë, i cili akuzohej për ngacmim seksual.

"Chris Cuomo u pezullua në fillim të kësaj jave, në një kohë kur kishte nisur një hetim, derisa dolën në dritë fakte mbi përfshirjen e tij në mbrojtjen e të vëllait. Ne e kemi shqyrtuar çështjen dhe menjëherë pas kësaj e kemi pezulluar nga puna atë", ishte deklarata e publikuar nga CNN.

Ndërkohë, nga ana e tij, gazetari i njohur, ka pranuar akuzat dhe ka shprehur keqardhje për përfshirjen në këtë çështje, duke kërkuar të vazhdojë rrugëtimin e tij në CNN. "Nuk dua të përfundojë kështu koha ime në CNN”, ka shkruar në rrjetet sociale Cuomo. "

Në përfundim të hetimit, Cuomo rezulton se ka shkelur parimet dhe standardet e gazetarit.

Nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut kanë dalë disa transkripte, të cilat tregojnë se gazetari Coumo ka influencuar publikun mbi gjykimet e vëllait Andrea Coumo.

Cuomo i është bashkuar CNN si gazetar në terren në shkurt të 2013-ës dhe më pas në mars të 2018-ës është emëruar si prezantues i Cuomo Prime Time.