Shpërthen vullkani në Indonezi, të paktën 14 viktima dhe qindra të evakuuar
Të paktën 14 persona u vranë dhe 41 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit të një vullkani në ishullin Java, Indonezi.
Një video e publikuar nga shërbimet e urgjencës tregon banorët, përfshirë fëmijë, duke vrapuar për të gjetur një strehë të sigurt ndërsa re të mëdha tymi dhe hiri vullkanik mbuluan fshatra të tërë.
Nënkryetari i qarkut Lumajang, Idah Masdar, tha gjatë një konference për shtyp se 14 person u vranë dhe 41 persona ishin djegur.

Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi vullkani shpërtheu, ndërsa lumenjtë e llavës kalonin mes për mes fshatrave.
Autoritetet po ngrenë çadra për banorët që kanë evakuuar shtëpitë e tyre, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB).
Megjithatë, operacionet e evakuimit po pengohen nga tymi i dendur, tha shefi i BNPB Suhariado.
"Shumë zona u zhytën në errësirë pasi u mbuluan nga hiri vullkanik," tha zëdhënësi i BNPB, Abdul Mouhari.
A huge eruptive column formed at #semeru. Density currents, lahars and heavy ash fall already affected the population. At places day turned to complete darkness pic.twitter.com/zt03eHXuLJ
— Marco Pistolesi (@m_pistolesi) December 4, 2021