Mbyll sytë ish-senatori amerikan, Bob Dole
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2021, 18:54
Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare, ish-senatori amerikan, Bob Dole.
Vdekja e tij u njoftua në një deklaratë nga Fondacioni Elizabeth Dole: "Ju njoftojmë se senatori Robert Joseph Dole vdiq sot herët në mëngjes në gjumë. Ai u ka shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 79 vjet”.
Në fillim të këtij viti Dole kishte thënë se po merrte trajtim për kancerin e mushkërive.
"Kam disa vështirësi përpara, por gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore", ka thënë atëbotë Dole.
