Në këtë shtet përdoruesit e drogës rrezikojnë të humbasin pasaportën, ose patentën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2021, 18:11
Përdoruesit e drogës në Mbretërinë e Bashkuar rrezikojnë të humbasin pasaportat ose patentat e tyre.
Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet të propozojë javën e ardhshme një plan 10-vjeçar për të luftuar krimin e lidhur me drogën, i cili do të përfshijë dënime më të ashpra për trafikantët e drogës dhe masa të rrepta për të shkatërruar bandat e drogës.
“Duhet të gjejmë mënyra të reja për t'i penalizuar trafikantët e drogës”, tha kryeministri për gazetën Sun.
"Pra, ne do të shqyrtojmë marrjen e pasaportave dhe patentave. Ajo që unë dua është një botë në të cilën ndëshkimet për përdoruesit e drogave, do të ndikojnë drejtpërdrejtë në stilin e tyre të jetesës", tha Johnson për gazetën Sun.

