Ndahet nga jeta senatori amerikan Bob Doll, Demalia: Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës për jetë

Eshtë ndarë nga jeta senatori i njohur amerikan Bob Doll. Një mik për shqiptarët, senatori Doll u nda nga jeta në moshëb 98 vjeçare ndërsa i ka shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 76 vite.

Analisti Ilir Demalia e kujton: Sapo u largua nga jeta Senatori Bob Doll.
Bob Dole ishte Senator për 36 vjet, nga viti 1969-1996. Njeri me peshë në Senat dhe mjaft influencë
Shqiptarët duhet t’i jenë shumë mirënjohës për jetë Senatorit Dole, sëbashku në Presidentin Biden, njëri republikan e tjetri demokrat, por në çeshtjen e Kosovës dhe çlirimit të saj, punuan në Senatin Amerikan sëbashku si shqiptarë.

Pusho ne paqe" shkruan Demalia ndërsa poston një foto të vitit 1992 kur Bob Dole kandidonte si president përballë Bill Clinton.