Adriana Matoshi pas operacionit, i dashuri i qëndron në krah

Deputetja e Kosovës Adriana Matoshi iu nënshtrua një operacioni 2 ditë më parë, pasi iu kthye tumori pas 9 vitesh.

Aktorja e bëri të ditur vetë lajmin në "Facebook."

Pas përfundimit të operacionit, i dashuri i saj Keith Grovenveld më anë të një postimi falenderoi Zotin që operacioni kishte dalë me sukses.

Dy ditë pas operacionit, publikohet fotoja e parë e Adrianës ku shihet se në krah të Matoshit qëndron i dashuri i saj.

Personazhe të njohur i kanë shprehur mbështetjen deputetes kosovare pas lajmit.