Mbërrijnë në Shkup trupat e pajetë të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari. Në aeroport Osmani e Nikolla

Mbërrijnë në Shkup trupat e pajetë të viktimave të

Dy avionë ushtarakë kanë sjellë 45 trupat e pajetë të aksidentit tragjik në Bullgari ku autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët në 23 nëntor.

Në pritjen e trupave të viktimave morën pjesë familjarët e tyre, zyrtarë të larë politikë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova si edhe krerë të komuniteteve fetare.

Kryeministri Zaev, presidenti Pendarovski, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministra të tjerë të Maqedonisë së Veriut nderuan viktimat.

Delegacioni i Shqipërisë përfaqësohej nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministrat Peleshi, Çuçi dhe Spiropali, ndërsa nga Kosova u kujdes të merrte pjesë presidentja Vjosa Osmani.

Kortezhi mortor i viktimave u mbajt edhe në rrugët e Shkupit, ku qytetarët patën mundësi të dërgonin nderimet e tyre të fundit për bashkëkombësit e tyre, që humbën jetën në aksidentin fatal në autostradën e Strumës.

Prokuroria bullgare ka nxjerrë detaje të reja të enjten lidhur me aksidentin.

Sipas saj bankinat me të cilat u përplas autobusi në sheshpushimin e autostradës kanë qenë të vendosura gabim.

Aksidenti ndodhi në orët e para të 23 nëntorit, autobusi famëkeq vinte nga Stambolli për në Shkup, në bord kishte 52 persona, 45 prej të cilëve humbën jetën në vend dhe 7 të tjerë ngelën të lënduar.