Plot me ujë prej dy ditësh, vijon "lundrimi" i makinave në nënkalimin e autostradës në Fushë-Mamurras
Nga reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë Kurbinin dhe Krujën, me problematik mbetet nënkalimi i autostradës në Fushë-Mamurras.
Ujërat e grumbulluara kanë vështirësuar kalimin e automjeteve, madje disa autovetura janë bllokuar në pjesën e poshtme të nënkalimit nga niveli i lartë i ujit.
Kjo problematikë vijon prej dy ditësh dhe nuk është marrë asnjë masë nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, ndonëse apeli për institucionet heshtin përballe këtij fakti.
Një pjesë e drejtuesve të mjeteve të vogla janë kthyer pasi nuk mund të rrezikojnë kalimin në ujin që është mbledhur.
Siç tregohen dhe nga pamjet, një pjesë e autoveturave kalojnë me vështirësi, disa të tjerë kthehen andej nga kanë ardhur dhe zgjedhin rrugë alternative.
Kjo situatë është e përvitshme, bllokimi i zgarave të rrjedhës së ujit nga mbetjet sjell këtë problem, ndërsa në disa raste janë banoret vendas që bëjnë të mundur zhbllokimin e zgarave.
Mjafton vetëm një punonjës i mirëmbajtjes të mundësojë hapjen e zgarave të bllokuara por kjo është neglizhencë e institucioneve.