E rëndë! Bashkëmoshatarët vrasin 12-vjeçaren pas një konflikti

Një vajzë 12-vjeçare ka vdekur pasi u sulmua  në qendër të qytetit të Liverpool-it pas një sherri. Ajo u vra kur doli me miqtë të enjten mbrëma, 25 nëntor gjatë ndezjes vjetore të dritave të pemës së Krishtlindjes në Church Street.

Një hetim për vrasje ka nisur pas vdekjes së Ava White. 

Katër meshkuj, një 13-vjeçar, dy 14-vjeçarë dhe një 15 vjeç, të gjithë nga zona Toxteth e Liverpool-it, janë arrestuar nën dyshimin për vrasje, tha policia e Merseyside.

Oficerët mbërritën rreth orës 20:39 dhe e gjetën 12-vjeçaren të rrëzuar në tokë.

Ava u dërgua në spitalin e fëmijëve Alder Hey, ku vdiq pak kohë më vonë.

Në një deklaratë, policia e Merseyside tha: “Me pikëllim të madh konfirmojmë se një vajzë 12-vjeçare, Ava White, ka vdekur pas një incidenti në qendër të qytetit të Liverpool mbrëmë”.

“Ne besojmë se Ava dhe miqtë e saj ishin përfshirë në një debat verbal që kulmoi me sulmin e Avas duke shkaktuar lëndime katastrofike."

Ai tha se katër të miturit po merreshin në pyetje në stacionin e policisë në Merseyside.