Prag festash! Të festojmë apo të kuptojmë?!
Historia dhe historianët Shqiptarë edhe sot pas 109 vjetësh të krijimit të Shtetit Shqiptar, nuk kanë mundur të krijonë një histori mbi bazë të studimeve dhe pranimit të përplasjeve të aktorëve për ngjarje të historisë, por kanë eleminuar këto për të paraqitur një histori "puritane" me të pavërtetave dhe të fallsifikuara në shërbim të sunduesve të radhës duke krijuar një kakofoni historike me Urra- bura!
Historianët shqiptarë nuk pranonjnë ta pasurojnë historinë me fakte te reja, opinione të përplasjeve të aktorëve dhe faktorëve të historisë. Fatkeqsisht historia shqiptare zyrtarisht dhe nëpër shkolla sundohet edhe sot nga historia e ndërtuar gjatë regjimit komunist.
Si popull, për figura kombëtare ne kemi krijuar tabu, "nuk mund të preken"!!! Shoqëritë moderne dhe të shteteve të konsoliduara janë gjithmonë në ushtrim të pasurimit historisë me fakte, dokumenta e.t.c
Historia e personazheve hitostorikë si mite historike është përrallë historike e popujve të pazhvilluar.
"Historia e shteteve të konsoliduara nuk bëhet mbi bazën e “fitimtarëve”, apo më keq, ideologjive. Ajo natyrshëm zhvillohet në përpjekjet dhe përplasjet sociale, politike, ekonomike, kulturore, duke u analizuar paanshmërisht si shkencë historike.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë historisë së Shqipërisë, ajo është një rrëmujë e mjegullt me dokumente të zhdukura, me ngjarje të falsifikuara, duke djegur thesare të kulturës shqiptare dhe duke ndërtuar e shëmbur, groposur e varrosur sipas ideologjive sunduese nga historianët përfaqësues të këtyre ideologjive.
Edhe sot vazhdojnë të mbrojnë, dhe jo vetëm ta mbrojnë, por dhe ta aplikojnë si histori në shkollat për edukimin e brezit të ri." Guri fundit i dominosë f8
Britaniku Edward Hallett Carr, historian, diplomat, gazetar dhe një nga njerëzit më të çmuar si teoricien i mardhënieve ndërkombëtare, ka shkruar: “Historiani pa faktet e tij dhe argumentet është pa rrënjë dhe i kotë; faktet pa historianin e tyre janë të vdekura dhe të pakuptimta.”
Ja dy figura të luftës dhe pavarsisië Shqipërisë dhe marathonomak të saj, dhe dy prej përfaqsuesve më të lartë te kulturës dhe civilizimit me frymë oksidentale të historisë shqiptare, Konica dhe Noli, çfarë na kanë shkruar për Ismail Bej Qemalin gjatë viteve të pavarsisë dhe më pas.
Faik Konica shkruan për Ismail Qemalin
Të krijuar në 28 Vjesht’ e Tretë, 13 Qershuar 1917 dhe e publikuar në “Kuvendi”, Romë, 30 Nëntor 1919
Faik Konica e përshkruan aksionin e Ismail Qemal Vlorës sikur ai, vetëm kur Turqia e humbi luftën, “doli nga vrima, u hoth në Bukuresht, e andej në Vjenë ku, që të përdorim një fjalë të popullit, “i kish rënë era kërmë”.
"Bëjnë skena ku fërkohen", Çimi i Përputhen rrëfen gjithçka
27 Nëntor, 15:2


