Nami me priftin në Greqi, pozon gjysmë i zhveshur në Instagram

Një prift nga  qyteti Serres në Greqinë veriore,  ka bërë bujë  në rrjetet sociale, pasi poston foto gjysmë i zhveshur në Instagram.

Në profilin e priftit ka me dhjetëra foto të tij me  poza provokuese,  gjysmë i zhveshur, me bluza rrjete dhe këmisha të hapura.

Vetë ai, duke folur në një radio në Selanik, pohoi se ajo që bën nuk konsiderohet paradoksale dhe shpjegoi se pozon si model për të ndihmuar një pjesëtar të familjes së tij që është fotograf profesionist .

Megjithatë, pasi çështja u bë publike, prifti  e bëri privat profilin në Instagram,  tashmë ai  është i dukshëm vetëm për miqtë e tij.