Kërkon edhe 'bekimin' e Gjukanoviç, Nik Geloshaj: Minoritetet të gatshme të mbështesin Abazoviçin për Kryeministër
Kreu i Alternativës Shqiptare (AA) Nik Gjeloshaj ka deklaruar se pakicat janë gati të mbështesin zëvendëskryeministrin në detyrë dhe presidentin e Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviç si kryeministër.
Për formimin e qeverisë Gjeloshaj tha se po kërkojnë edhe mbështetjen e
Partisë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi, e cila udhëhiqet nga Millo Gjukanoviç, edhe nuk do të jetë pjesë e kabinetit.
“Ne po kërkojmë nga DPS që të na mbështesë në këtë, dhe ne të formojmë Qeverinë, pa DPS-së. Na jepni një vit dhe pastaj shkojmë në zgjedhje”, tha Gjeloshaj në emisionin “Mes të mërkurës”.
Siç tha ai, kjo do të krijonte stabilitet afatgjatë.
"Minoritetet të shkojnë me partinë URA dhe të kemi dy parti qytetare. Por DPS nuk do të jetë në gjendje të jetë pjesë e asaj qeverie. Le ta mbështesë, por jo siç e mbështet Fonti Demokratik, se ne nuk kemi nevojë për një mbështetje të tillë. Na mbështesni për të arritur zgjidhje ligjore dhe gjithçka që kërkon BE-ja nga ne, për të mbyllur kapitujt 23 dhe 24, për të mos pasur më një raport të tillë të KE-së. i bëjmë thirrje partisë URA, partitë e pakicës janë të gatshme të mbështesin liderin e saj për të qenë kryeministri i ri ”, ka përfunduar Gjeloshaj.