Aksidenti me 46 viktima, Drejtori i Inspektoriatit të Transportit: S'mund të kontrollojmë 2000 kompani me 13 inspektorë

Rufat Yseini, drejtor në Inspektoratin e Transportit në Maqedoninë e Veriut, i ftuar në emisonin “Magazina ekonomike” tha se janë kryer kontrolle në kompaninë “Besa Trans”, por jo për autobusin në fjalë që mori zjarr në autostradën e Strumës, duke lënë 46 të vdekur dhe 7 të plagosur.

Ai tha se nuk e di se si autobusi mund të ketë kaluar kufirin kur nuk ka pasur licencë.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror pranoi se mund të ketë probleme me licencat e autobusëve.

Sipas tij, edhe pse ata shpesh bëjnë kontrolle nëpër kompani, përsëri kompanitë manipulojnë me licencat dhe ata e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë autobusët kjo edhe për shkak të mungesës së burimeve njerëzore.

“Nuk kemi çfarë të përgjigjemi sepse ne nuk e kemi kontrolluar këtë autobus, nuk mund të kontrollojmë të gjithë autobusët. Ne nuk kemi aq shumë inspektorë dhe për këtë kemi alarmuar. Mendoni se po të kishte licencë nuk do të kishte ndodhur tragjedia? Nuk mund të bëjmë kontroll 24 orë në pikat kufitare. "Besa Trans" janë transportues ndërkombëtarë dhe ne hyjmë në kompani një herë në 2 vjet. Janë 2000 kompani dhe kemi 13 inspektorë. 2000 kompani me 13 inspektorë nuk mund t'i mbikëqyrim. E kemi thënë njëqind herë në çdo program vjetor dhe Asgjë “Nuk është bërë. Kemi kërkuar staf nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministrisë së Financave, por asgjë”, tha Yseini.

Ai u ankua  gjithashtu edhe për mosfunksionimin e  inspektoratit vendor nëpër komuna.

Drejtorit i Inspektoratit Shtetëror të Transportit theksoi se tragjedi të tilla si ajo e Strumës është vështirë të eliminohen,  por duhet luftuar  për minimizimin e tyre duke përmirësuar automjetet dhe të investohet te shoferët.

Sipas tij, duhet pasur më shumë kontrolle nëpër autobusët dhe te shoferët.