Vrasja e Caroline nga burri, publikohet video e çiftit para vdekjes tragjike të 20-vjeçares

Mediet greke kanë publikuar videon e çiftit para vrasjes tragjike të Caroline nga bashkëshorti i saj, Babis Anangnostopoulos, më 11 majit të këtij viti, në një lagje të Athinës, Glyka Nera.

Nga pamjet duket Babis, i cili nxjerr foto dhe video  Caroline.

Të hënën e ardhshme pritet që në prokurori të shkojë avokati i pilotit bashkë me botuesin e një gazete të njohur, i cili deklaron se Babis Anagnostopoulos nuk është vrasësi i Caroline.

“Sot do të takohem me botuesin që pretendon se ka informacione që do të përmbysë , siç thotë ai, rastin e klientit tim. Botuesi më njoftoi se ka marrë një thirrje nga prokurori për të paraqitur të hënën të dhënat që thotë se ka në dispozicion. Unë do të jem i pranishëm në të gjithë procesin”, tha në të avokati i Babis Anagnostopoulos, në emisionin "To Prwino" në televizionin Ant1.

Klikoni linkun e mëposhtëm për të parë videon:

https://www.tanea.gr/2021/11/25/greece/glyka-nera-vinteo-me-tin-karolain-ligo-prin-tin-dolofonia-tis/