Shasha: “Ballkani i Hapur” në udhëkryq, do jetë i dobishëm vetëm me përfshirjen e të gjitha vendeve
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi sot se SHBA-të mbështesin nismën "Ballkani i Hapur", por ka shtuar se kjo nismë nuk do të jetë e plotë pa përfshirjen e të gjashtë ekonomive të Ballkani Perëndimor.
Drejtor ekzekutivi i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, EPIK, Demush Shasha, në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, ka mbështetur deklaratën është shprehur se “Ballkani i Hapur” do të jetë i dobishëm nëse përfshihen të gjithë vendet.
Demush Shasha: Mesazhi i Escobar ishte se nëse ka një të ardhme, procesi i “Ballkanit të Hapur” ka një të ardhme brenda “Procesit të Berlinit” i udhëhequr nga Bashkimi Evropian me përfshirjen të gjitha vendeve të Ballkanit.
Ai shton se “Ballkani i Hapur” është në udhëkryq.
Demush Shasha: “Ballkani i Hapur” është në një udhëkryq, ku ose do jetë një projekt i dobishëm, i cili udhëhiqet nga BE dhe ka për qëllim fqinjësinë e mirë mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim përgatitjen e tyre për anëtarësinë në BE, ose do të jetë projekt i rrezikshëm i dëmshëm i udhëhequr nga Serbia nën ndikimin rus që ka për qëllim shtrirjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.
Edhe thirrja e Escobar është në frymën që “Ballkani i Hapur” të jetë projekt i dobishëm që është në përputhje me aspiratat evropiane të rajonit dhe me një gjithëpërfshirje me të gjitha vendet e Ballkanit Hapur.
