Rama u "kushtëzon" protestën fermerëve

Përfaqësuesit e fermerëve nuk morën sot një zgjidhje nga kryeministri Rama sa i takon kërkesave të tyre për paketën fiskale 2022 por takimi informal me të u kushtëzoi aksionin deri në takimin e dytë tashmë zyrtar.

Kreu i shoqatës së fermerëve, Eduart Sharka, duke folur për mediat tha se ky takim do të ndodhë shumë shpejt, ndërsa fermerët vetë insistuan që të zhvendosin protestat në zonat e tyre ku ushtrojnë aktivitetin e bujqësisë apo blegtorisë.

"Deklaroje që do të zhvillojmë protesta në vendet tona, nuk kemi pse vijmë më këtu. Dhe mos të na sjellë policinë."

"Do presim takimin me ekspertët, me qeverinë. Takimi do të jetë shumë shpejt."

Sharka tha se Rama ka informacione të ndryshme nga ajo çfarë ëhstë situata në realitet.

Sharka: Kryeministri u mundua të na tregojë se e njihte gjendjen por ne nuk pranuam këndvështrimin e tij.Flasim për Open Balkan, vendet e rajonit subvencionojnë bujqësinë me mbi 100 mln euro. Kryeministri na tha 32 mln dhe i thamë është shumë pak dhe nuk vjen te fermerët. Tha është rritur nga dje.