Ballkan: Një pseudo kirurg operacionesh plastike përfundon në gjyq
Më 26 nëntor nis gjyqi ndaj 23 vjeçarit Sava Knezheviq, i cili akuzohet për mashtrim se duke u hequr si kirurg specialist realizoi dhjetra operacione të kirurgjisë plastike në një klinikë elegante në qendër të Beogradit.
Për pesë vjet ai ka bërë sikur ishte mjek dhe ka trajtuar shumë gra, megjithëse nuk është mjek.
23 vjeçari Sava Knezheviq është hequr si kirurg operacionesh plastike me përvojë ndërkombëtare në kryerjen e operacioneve plastike.
“Knezheviq u hoq sikur ishte specialist 32 vjeçar, me përvojë në kirurgjinë plastike dhe mjekësinë regjenerative, por edhe si shkencëtar dhe docent i njohur në botë. "Unë jam drejtor për çështjet mjekësore në zinxhirin e klinikave „‘La Clinique de Paris, klinika që merren me rinimin, Anti-Aging, dhe pedagog e docent ndërkombëtar", i shkruante Knezheviqi një pacienteje e cila e ka bërë emailin publik.
Mjeku gjoja thotë se ka punuar me sukses jo vetëm në Beograd, por edhe në Dubai, Zyrih, Tiranë. Në një fushatë reklamash për klientet në Shqipëri, Knezheviq thotë: "Ne jemi të parët në Shqipëri, që bëjnë trajtim të qelizave staminale dhe në mjekësinë regjenerative. Unë flas për trajtime hormonesh, qeliza staminale, mjekësi estetike, mjekësi ushqimi dhe mjekësi për zgjatjen e jetës." Shkruan DW.
Kirirgu që në fakt është fizioterapist
I ashtuquajturi "Dr." Knezheviq do kishte vazhduar punën e tij, sikur të mos kishin hapur gojën viktimat. Një grua që do të mbetet anonime, i tha Deutsche Ëelle-s në një intervistë, se ajo ka zmadhuar tek Knezheviqi buzët dhe gjoksin, dhe ka bërë tërheqje të lëkurës së fytyrës. "Goja ime është tani me defekt. Unë nis të them diçka dhe goja bën tjetër gjë. Unë nuk i ndiej më buzët," tregon ish pacientja.
Sikur të mos mjaftonte kjo, gruaja ka qenë madje në rrezik për jetën, pasi „mjeku" i injektoi tek gjoksi dhjamin e barkut. Direkt pas ndërhyrjes ajo shkoi në spital: „Gjendrat e adrenaliës rrezikonin të bllokoheshin, mua mu helmua gjaku dhe gati vdiqa. Pesë ditë me radhë luftuan mjekët për jetën time," tregon ajo.
Tani mjeku mashtrues duhet të përgjigjet para gjykatës për ngjarje të tilla. Cili është profesioni i tij i vërtetë? Masazhier! Duket se mashtrimin e bën e gjithë familja e tij: E ëma, shitëse lulesh, punonte në klinikën e të birit si infermiere. Kur u zbulua mashtrimi, Kezheviqi tha se mediat gënjejnë. Por menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ai e mbylli klinikën.
Procesi gjyqësor kundër pseudo mjekut dhe „infermieres" së tij fillon më 26 nëntor 2021. Prokuroria kërkon dënimin me tetë vjet e gjysmë heqje lirie dhe gjobë prej 800.000 dinarësh (rreth 7000 Euro) për Knezheviqin si dhe një vit arrest shtëpie për të ëmën, shkruan DW në shkrimin me titull Ballkan: Një pseudo kirurg operacionesh plastike përfundon në gjyq me autorë Idro Seferin dhe Sanja Klajiç