Foto/ Zjarr i madh në Greqi, evakuohen 3 vendbanime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2021, 20:28
Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e së shtunës (20 nëntor), në zonën bregdetare Tinos, në Greqi. Mediet greke njoftojnë se vendbanimet Ferro, Lychnaftia dhe Agia Varvara në Tinos u evakuuan paraprakisht.

Për shuarjen e zjarrit po operojnë 5 automjete me 10 zjarrfikës, ndërsa po dërgohen përforcime shtesë nga qytetet të ndryshme të vendit.

Në vendngjarje pos zjarrfikëses po asistojnë me depozita uji makineri private ndërtimi dhe disa vullnetarë

