Video/ Burri sakrifikon makinën për të shpëtuar shoferen që ishte pa ndjenja në timon, i del para me veturë për ta ndaluar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2021, 10:59
Skenë e nxjerrë nga filmat vjen nga Holanda. Një shofer i guximshëm në qytetin e Nunspeet të Holandës , nuk hezitoi të sakrifikojë makinën e tij për të "shpëtuar" një grua, e cila kishte humbur ndjenjat në timon, ndërkohë makina ecte rrugës.
Incidenti ndodhi në një autostradë në Nunspeet pasditen e së premtes (19 nëntor), kur Henry Temmermans kuptoi se makina që ishte mbrapa tij nuk po ecte mirë.
Sipas asaj që ka thënë shoferi, ai ka arritur të shohë se gruaja ishte pa ndjenja në makinë dhe më pas ka vendosur të hyjë para saj për t’i bllokuar rrugën.
Pa humbur kohë, ai i ka shkuar në ndihmë gruas, e cila më pas është dërguar në spital me pesë brinjë të thyera.
Videoja është regjistruar nga një shofer nga një makinë që po i ndiqte.

