Ish- konkurrenti i Big Brother: Fituesi vendoset në fillim, më thërrisnin në dhomën e rrëfimit dhe...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2021, 14:25
Me siguri të gjithë e mbani mend Elton Tozaj nga BB2. Po ashtu mbani mend dhe Fjorentina Halilin nga BB9.
Të dy këta, ishin të ftuar në "Expuls" nga Ronaldo Sharka në episodin e radhës ku folën për këtë edicion me VIP-a si dhe për edicionet e tyre respektive.
Elton Tozaj nga BB2, tha se fituesi i këtij formati projektohet që në fillim.
"Atje fituesi projektohet që në fillim. Kam përshtypjen, jo kam por e kam bindje sepse më ka qëlluar dhe mua qe të marr instruksione për sa kohë kam qenë brënda. Dhoma e rrëfimit nuk është që ti vetëm të rrëfehesh. Ajo është dhe për marrë instruksione"- u shpreh ai duke pranuar se dhe vete ka marrë instruksione nga produksioni.
Ndiqni videon e plotë për më tepër:
