"Kujdes - do të denoncoj"- Publikohet video e sherrit në studio! Ja si nisi, pyetja që acaroi ish-konkurrentin e "Për'puthen"

Publiku po priste me padurim se çfarë kishte ndodhur në studion e "Expuls" nga Ronaldo Sharka, pas publikimit të promos në rrjet e cila u bë virale, ku shihej një debat mes drejtuesit të emisionit Ronaldo Sharka dhe Erjon Gecës.

Pas disa fotove të transmetuara në studio, gazetari pyet Erjonin se me çfarë merret ai në jetë, pasi fotot e tregojnë atë si djalë problematik.

Erjoni e sqaroi dhe i kërkoi moderatorit të mbyllej me aq ajo temë, por jo nuk ia ngopi egon gazetareske Sharkës, ai vazhdoi insistoi, por gjërat u agravuan.

Pas insistimit, Erjoni paralajmëroi gazetarin të ndalonte se gjërat mund të shkonin ndryshe, madje nuk mungoi as fjalori banal.

Sharka shtoi se edhe mund t'a denonconte në polici, por as kjo gjë nuk e trembi Erjonin.

Shihni videon si më poshtë: