"Nuk do lejohet familja", Alfred Cako: Do ketë vetëm Prindi 1 e Prindi 2

I ftuar së fundmi në emisionin 'Glamour Zone' përballë moderatores Ester Bylyku, ka qenë konspiracionisti Alfred Cako. Cako bëri një deklaratë duke ju referuar familjes dhe sipas tij, nuk do të ketë më familje si sot.

Alfred Cako: Nuk do të ketë familje, nuk do lejohet familja si sot. Ti do të jetosh nëpër konvikte, femrat më vetë, meshkujt më vete, do jetoni të ndarë. Mund të jeni bashkë vetëm për riprodhim dhe pastaj do të jetoni të ndarë nëpër konvikte. Fëmijët do t'i marrë shteti, do t'i marrë lali Eri t'i rrisë atje. Do t'i quajë Prindi i parë, Prindi i dytë, do vihen kudo në krye homoseksualët dhe këta do jenë në krye të çdo gjëje.

Fëmija do rrijë në kopsht dhe çerdhe, ti do vesh ta takosh fëmijën një herë në javë, ditën e shtunë do të ta lenë 3-4 orë. Nuk duan që fëmijën ta edukosh ti, do ta edukojë lali Eri, ta bëjë homoseksual. Nuk do vijë në shtëpi, se s'do ketë familje. Do ketë konvikte nëpër kopshte e nëpër çerdhe, atje do flenë fëmijët, bashkë, të tërë atje. Nuk do lejohet familja se duan ata, nuk duan familje. Familja është armiku më i madh i tyre.