Tani ka dhe një robot që skuq patatet, shikoni videon

Teksa teknologjia zhvillohet me ritme të shpejta, risitë dhe inovacionet na surprizojnë dita ditës.

I tillë është roboti që skuq patatet. Roboti "Flippy 2"  është një robot  asistent kuzhinier, që kryen shumë funksione njerëzore.

"Flippy 2" gatuan nën survejimin e një personi të vetëm.

Ai është i dizejnuar për të skuqur patate dhe për tu rezistuar temperaturave të larta të vajit, duke ruajtur higjienën.

Tani ka dhe një robot që skuq patatet, shikoni videon

Kjo teknologji punon me shpejtësi, duke kursyer në këtë mënyrë kohë. Roboti kuzhinier skuq edhe biftekë.

Robotët e kësaj teknologjie mund të zëvendësojnë me mijëra punëtorë. Por sa i dobishëm është ky opsion për njerëzimin?

Përfaqësuesi i kompanisë që prodhoi robotin thotë se kjo metodologji do çlirojë mijëra njerëz nga një punë monotone. Për më shumë shikoni videon: