Duam ujë!
Ne solidaritet me banorēt e Krujës!
Banorët e Krujës janë mbledhur sot për të kërkuar ujë të pijshëm
dhe jetë të garantuar jetuar! Sa pak ??!!!
Ata ndjehen të kërcënuar që jetesën nuk e kanë të sigurtë, duke filluar nga uji i pishëm dhe të drejtën për të jetuar .
Jo pak, por rreth 500 deri në 1500 derimë tani janë helmuar nga uji i pishëm. ( Edhe ata që nuk kanë shkuar në mjediset spitalore). Diare, te fëmijtë e gratë, pamundësi për të perballuar situatën dhe vështirësi në perballimin e jetës.
Banorët janë shume të qartë! Thirrja e tyre në kor është Duam uje! Duam ujë, duam ujë!
Ne 2021 qytetarët kërkojnë ujë! Se uji i tyre është jo i pishëm dhe shkaktoi helmin masiv.
Qytetarët e banorët e Krujes janë model në komunitet. Punëtorë, të pritshem, te gjindshëm
dhe te urtë e të qetë!
Ata kanë shumë te drejtë te protestojnë, kanë probleme me dritën, ujin.
Heshtja përballë kësaj situate është edhe me e rëndë se vetë situata. Ndaj institucionet përgjegjese duhet të lëvizin në interes të qytetarëve, për t’iu dhënë zgjidhje.
Frika, pasiguria dhe kostoja është e papërballueshme për ujin dhe për nevojat që ata kanë .
Shërbimi, që po ju ofrohet, sipas tyre , është jashtë standardit.
Deri kur kështu?
Që situata të zgjidhet duhet :
1. Të behet trasparenca e situatës, të krijohet taksforcë për t’i dhene zgjidhje problemit
2. Institucionet vendore duhet të koordinojnë punën dhe të ndihmojnë familjet në nevojë
3. Këshilli i pushtetit lokal ( Bashkisë) duhet te mblidhet jashtë radhe dhe të marrë masa në ndihmë te qytetarëve
4. Të ndihmohen me ndihmë nga pushteti lokal per familjet në nevoje dhe të moshuarve, të cilët kanë nevoje për shërbime të dedikuara.
5. Shërbim me ujë nga Bashkia si situatë emergjence deri në zgjidhjen e saj.
Në fund, unë solidarizohem me çdo qytetarë të Krujës dhe ftoj tani, Bashkinë, Drejtorinë e Ujesjellesit dhe Kanalizimit te bejnë trasparencë dhe të marrin vendimmarrjet e duhura në këtë situatë emergjente në emër te sigurisë së jetës!
Banorët jane taksapagues dhe kanë te drejtën Kushtetuese të kenë jetë të sigurtë e të garantuar!
Përtej politikës uji, buka dhe jeta është nevojë bazike dhe gjithkush sot duhet te jetë pranë, të solidarizohet me keta banorë dhe të japë ndihmën e tij në zgjidhjen e problemit.
Une sot jam në krahë dhe me banorët e Krujës!