Ruralizimi Tiranës ka qenë qëllim politik i PD-së dhe PS-së për sundim kriminal politik
Po t’i dëgjosh protestuesit tek lagjia 5 Maji ashtu si dhe tek Astiri, nga dialekti e kupton që janë të ardhur, zaptues me dhunë në tokat publike dhe private. Tokë e zanun! Shqipëria është tokë e zanun që i ka zanë të gjithë përfund.
Të gjithë këto kontigjente, duke filluar me ligjin me kriminal 7501 të dakortësuar nga PD dhe PS që 1991 dhe i paabroguar ende sot, qoftë dhe formalisht, se krimi i realizuar nga partitë e dala nga gjakrat e PPSH në 11 dhjetor 1990, nuk rregullohet më, I kanë përdorur këto kontigjente si mish për top gjatë zgjedhjeve, por edhe për të fshehur vjedhjet e majme të politikanëve me pronën publike.
Ruralizimi Tiranës ishte qellimi politik i PD dhe PS, për të ruralizuar gjithë segmentet e jetës me sundimin rural politik dhe kriminal si mungesë ndërgjegje qytetare dhe elitash si modele kulturore, politike e qytetarie.
Shëmtimi social-fizik, kulturor, etik dhe estetik i Tiranës, duke i zhdukur çdo gjurmë trashëgimie urbane historike e tregon qartë në shëmtinë e saj.
Krimi ka mbjellur krim dhe huni e druni do kërcasë prej shtetit krim që jeton duke mbjellur krime të reja deri në shpërbërje të Shqipërisë dhe shqiptarëve.