SHBA-të ofrojnë 10 milionë dollarë për këdo që ka informacion për grupin kriminal

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të shpërblejë deri në 10,000,000 dollarë për çdo informacion që çon në identifikimin ose vendndodhjen e drejtuesve të "DarkSide", grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar.

Përveç kësaj, Departamenti ofron gjithashtu një ofertë shpërblimi deri në 5,000,000 dollarë për çdo informacion që çon në arrestimin dhe/ose dënimin në çdo vend të njerëzve “që komplotojnë për të marrë pjesë ose tentojnë të marrin pjesë” në një sulm duke përdorur sistemet e  "DarkSide".

Departamenti i shtetit njofton se grupi kriminal është përgjegjës për sulmet kibernetike që dëmtuan gazsjellësin 5 500 kilometra të gjatë që furnizon me gaz bregun Lindor të SHBA-ve.

"Ky shpërblim ofrohet në kuadër të Programit të Shpërblimit të Krimit të Organizuar Transnacional (TOCRP) të Departamentit të Shtetit", njofton departamenti i shtetit./Ora News/