Përlotet D-Night / Edi Pera: Prindërit më shohin nga lart

Lot u përjetuan mbrëmjen e djeshme në studion e D-Night. Në fund të intervistës Edi Pera bëri një rrëfim tepër emocionues për prindërit e ndjerë.

Ai u shpreh:" Është hera e parë që dal e flas në një emision. Unë nuk i kam babin dhe mamin. Edhe do isha shumë i lumtur po të ishin edhe ata të më shikonin. Jam i sigurt që më shohin nga lart.

Prandaj jam i lidhur me Shqipërinë sepse më mungojnë shumë. Ka një vit që ka ndodhur kjo gjë. Prapë vazhdoj ti bëj njerëzit me qesh sepse mami dhe babi kanë qenë të parët që më kanë thënë vazhdo, qeshnin dhe ato me videot e mia.

Prandaj e kam vazhduar, po mos ishin ato dakord unë do e mbyllja aty.

Po fakti që ato kanë qenë përkrah meje gjithmonë, ti shihnin dhe ata arritjet e mia. Me siguri më shohin nga lartë dhe i them që i dua shumë dhe më ka marrë shumë malli".

Lotët nuk mundi ti përmbante as Dajana e cila u prek shumë nga ky rrëfim kaq i ndjerë dhe emocionues ku nuk nguroi ti jepte Edit kurajë dhe forcë për të vazhduar përpara.

Për më shumë ndiqni videon: