"Videot më të klikuara janë ato që kanë fjalor banal" Edi Pera: Njerëzit bëjnë sikur nuk i duan por...

Mbrëmjen e djeshme në D-Night i ftuar në lidhje Skype ishte Edi Pera djaloshi shumë i ndjekur në rrjetin social Tik-Tok ku numëron mijëra ndjekës.

Edi falë aftësive të tij aktoreske ka bërë për vete shumë të rinj që e ndjekin dhe përkrahin.

I pyetur se cilat video pëlqehen më shumë ai u shpreh : "Unë e shoh vetë janë video për shembull që përdoret fjalor banal. Unë e marr videon ashtu siç është as nuk e bllokoj fjalën banale që ka thënë e hedh ashtu siç është. Videot me të shara janë me më shumë share, save dhe me shumë klikime.

Njerëzit bëjnë sikur nuk i duan por realisht të gjithë i shpërndajnë me njëri-tjetrin. Ajo që shahet iu duket më gallatë".

Për më shumë ndiqni videon :