Aleksia Peleshi ‘hakmerret’ ndaj Ester Bylykut, i zbulon emrin e të dashurit
Aleksia Peleshi, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, ku për herë të parë foli për lidhjen e saj me Romeo Veshaj, iu përgjigj komenteve të Jonida Maliqit, si dhe pranoi se është një vajzë e thjeshtë dhe ka punuar në një call center.
Por, diçka e papritur ka ndodhur gjatë emisionit. Aleksia, vendosi të hakmerret ndaj moderatores Ester Bylyku, pasi e bëri të tregojë gjithçka mbi jetën e saj.
Aleksia e vuri në siklet Esterin, duke e ngacmuar për jetën e saj private.
Aleksia Peleshi: Kush ka qenë djali që ke dashuruar më shumë?
Ester Bylyku: E kam thënë këtë, në një puntatë tjetër.
Aleksia Peleshi: Me emër?
Ester Bylyku: Jo, emrin nuk e them dot se është shumë i njohur dhe nuk dua ta përmend me emër (qesh). Më mirë po ha specin djegës.
Përmendim se vetëm pak ditë më parë Ester Bylyku, u përfol për një lidhje me Mevlan Shabën. Në komentet e fotos së tyre ai e quajti moderatoren 'Nusja Ime'. Disa ditë më vonë Mevlani publikoi dhe një video, pranë Esterit.
Të jetë ky djali në fjalë?
