Në rolin e princeshë Dianës, Stewart: Interpretimi më bëri nervoze, bëra shumë kërkime

Aktorja Kristen Stewart ka rrëfyer eksperiencën e saj gjatë portretizimit të Princeshë Dianës. Ajo ka treguar se ishte e shqetësuar për rolin në filmin Spencer aq sa "nuk mund as të fliste për dy javë para se të fillonim xhirimet".

Aktorja luan rolin e princeshës së ndjerë ndërsa kalon tre ditë me Familjen Mbretërore gjatë Krishtlindjeve 1991, para se të ndahej nga Princi Charles.

“Isha vërtet nervoze, dola disa herë jashtë për tu qetësuar derisa fillua xhirimet."

Filmi drejtohet nga Pablo Larrain, i cili më parë drejtoi Natalie Portman në një nominim për Oscar 2017 për Jackie, në një personazh tjetër femër shumë e kontrolluar, Jacqueline Kennedy.

Ai i tha Stewart që "të qetësohet dhe t'i besojë procesit", dhe të mbështetet në përgatitjen e saj të gjerë për rolin.

Stewart e cila jeton në Los Angeles, dhe ka luajtur më parë në Twilight, tha se nuk kishte shumë njohuri për mënyrën e jetesës së familjes mbretërore, por bëri shumë kërkime për t'u përfshirë në jetën e Dianës.

"Lexova gjithçka, doja çdo fotografi pashë të gjitha intervistat që mund të merrja në dorë," i tha ajo korrespondentit  BBC Lizo Mzimba.

"Pashë ‘The Crown’, pashë çdo përsëritje të interpretimit. Dhe thjesht u përpoqa ta përthithja atë në një mënyrë emocionale dhe të përgjithshme, dhe pastaj t'i besoja procesit dhe të prisja që ajo të shfaqet."

Stewart ka tërhequr vlerësime të mira për performancën e saj, dhe është një pretendente për të fituar çmimin Oscar./OraNews/