Violinisti me famë ndërkombëtare: Së shpejti album me shije shqiptare, shteti ti japë prioritet artistëve

Olen Çezari, violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare rrëfeu sot në studion e “Jeto me Orën” se së shpejti do të sjellë një album me shije shqiptare.

Violinisti Çezari u ndal tek eksperienca e tij ndërkombëtare në teatrot më të mëdha të botës, duke i cilësuar si të mahnitëshme.

 “Të ishe New York, Rio De Janierio, Romë eksperienca të jashtëzakonshme , miliona njerëz përballë një emocion i madh “ u shpreh ai.

Çezari u shpreh se pandemia e bllokoi zhvillimin e artit megjithatë gjatë kësaj periudhe ai tha se kishte eksperimentuar në muzikë. Në fund të bisedës artisti ndërkombëtar i bëri thirrje shtetit Shqiptar që ti japë prioritet artistëve.